22:24 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / Gj. Sh

Çmimi Yashim i Topit të Artë, këta janë 10 portierët e nominuar

Ditën e sotme, “France Football” ka publikuar listën e të nominuarve për çmimin e Topit të Artë për vitin 2023.

Përveç të nominuarve për çmimim e Topit të Artë për meshkuj dhe femra, janë bërë të ditur edhe të nominuarit për trofeun Kopa, i cili i ndahet futbollistit më të mirë për të rinj, dhe trofeun Yachine që i ndahet portierit më të mirë të vitit, shkruan IndeksOnline.

Në list janë përfshir dy fituesit e fundit të këtij çmimi, Alisson Becker dhe Thibaut Courtois.

Në list nuk mungon as portieri i Manchester Cityt, ederson, dhe portieri i Marokut, Yassine Bounou i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lista me 10 të nominuarit për portierin e vitit:

Yassine Bounou (Al-Hilal)

Thibaut Courtois (Real Madrid)

Mike Maignan (AC Milan)

Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona)

Ederson (Manchester City)

Emiliano Martinez (Aston Villa)

Andre Onana (Manchester United)

Aaron Ramsdale (Arsenal)

Dominik Livakovic (Fenerbahce)

Brice Samba (Lens)

/IndeksOnline/