14:09 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ç’njerëzore, majmunet me veshje si kukulla lidhen me zinxhirë dhe detyrohen të kërkojnë para

Një praktikë e çuditshme vazhdon të mbahet në Indonezi, ndonëse u kritikua mjaftë shumë.

Kjo ka të bëjë, me veshjen e majmuneve si kukulla dhe duke i bërë të kërkojnë para në rrugë.

Mirëpo, kjo u kritikua sepse në mënyrë mizore ishte se majmuni ishte i lidhur me zinxhirë, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, përcjell Indeksonline.

Në videon më poshtë shihet një majmum me një kovë në dorë që i shërben për të mbledhur para.

Ndërsa, qëndron në rrugë dhe shikon shoferët duke pritur këdo që mund të jetë i gatshëm të ofrojë pagesa për aktin e tij.
Përformanca e tij e çuditshme shoqërohet me muzikë tradicionale.

Shumë prej majmunëve nuk ishin në gjendje të ktheheshin në pyjet që u morën për shkak të traumave të rënda fizike dhe mendore. Megjithatë, praktika vazhdon në të gjithë Indonezinë./Indeksonline/