13:11 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

“COBIAX” teknologjia e re për ndërtim që prodhohet në Kosovë, e po zë vend në tregun botëror

Kompania gjermane “Heinze Gruppe” në bashkëpunim me kompaninë kosovare “Heinze SHPK” gjatë kësaj jave kanë prezantuar produktin më të re nga plastika për ndërtim “COBIAX”. Ky produkt i cili ka marr shtrirje globale e i cili prodhohet në Kosovë u vlerësua për kualitetin dhe mundësitë që i ofron për kompanitë ndërtimore.

“COBIAX” siguron pllaka betoni  më të lehta, më të qëndrueshme dhe më ekonomike. Disa nga përparësitë e këtij produkti janë: pllakë më e lehtë deri në 35 përqind, kursim të betonit deri në 35 përqind, kursim të armaturës deri në 15 përqind, struktura të holla nga betoni, hapësira më të gjera.

Drejtor menaxhues i “Cobiax”, Karsten Pfeffer tha se bashkëpunimin me kompaninë amë në Kosovë po shkon shumë mirë, dhe po ashtu “COBIAX” i prodhuar në Kosovë është i kualiteti mjaft të lartë.

“Bashkëpunimi me Heinze Shpk në Kosovë është shumë i mirë edhe bëjmë prodhimin dhe produktet janë të kualitetit të lartë sikurse kërkohen me standardet evropiane e botërore, janë të larta sepse në vende të ndryshme kërkohen që plastika ose produkti që prodhojmë të jetë i kualitetit të lartë. Deri tani bashkëpunimi është shumë i mirë po ashtu edhe kualiteti”, tha Pfeffer.

Duke folur për këtë produkt të plastikës së ricikluar Pfeffer tha se siguria ndërtimore me COBIAX është mjaft e lartë  dhe redukton edhe peshën e pllakës së betonit.

Ai shpreson që në Kosovë vitet e ardhshme do të hyjë shumë në përdorim ky produkt.

“Siguria në COBIAX është shumë e lartë për arsye se me përdorim të COBIAX kur e kemi parasysh se betoni ka peshë zhvillimore rreth 2500 kilogram për metër kub, atëherë me përdorimin e COBIAX, kjo peshë reduktohet deri në 30 për qind, edhe arsyeja e sigurisë është se kur të reduktohet edhe nga ana tjetër edhe siguria është në nivel më të lartë dhe në nivel të duhur në të cilin kërkohet…Pas disa viteve shpresojmë që çdo objekt të ndërukohet në Kosovë me COBIAX”, theksoi Pfeffer.

E, Khalid Al-Qaqa, përfaqësues i Cobiax në Dubai tha se produktet “COBIAX” janë mjaftë prezente në Dubai,  ku me këtë teknologji të re kanë ndërtuar pllakat e betonit të objektet më të njohura me këtë vend.

Ai tha se janë shumë të kënaqur me cilësinë e këtyre produkte që po prodhohen në Kosovë.

Al-Qaqa  tha po ashtu se përmes “COBIAX” investitorët përfitojnë hapësira më të mëdha, siguri dhe kanë kosto më të ulët financiare krahasuar me pllakat vetëm nga betoni.

 “Po ashtu jemi në ndërtimin në përfundimit të ndërtimit 125 metra katror të gjitha këto të ndërtuara me produktin COBIAX të importuar direkt nga Kosova.Neve na ka bërë përshtypje saktësia në termine në cilësi edhe pse me një largësi, distancë prej këtu deri atje gjithmonë saktësia dhe cilësia ka qenë në nivel. Andaj kjo vazhdimisht e ka krijuar një komoditet që të zgjerohen më tepër, dhe të importojnë këtë produkt nga Kosova direkt. Kjo fal korrektësisë të prodhuesve këtu, por edhe mbështetjes së kompanisë gjermane”, ka thënë Al-Qaqa.

Kujtojmë që përdorimi i “COBIAX” në ndërtimtari ka filluar qe 20 vite dhe se ka shtrirje të gjerë në të gjitha vendet e botës, ndërsa për herë të parë në Kosovë ky produkt iu prezantua kompanive ndërtimore në Kosovë.