19:10 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çoçaj i PDK-së dorëzon mandatin e deputetit!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit. Lajmi është bërë i ditur nga vet deputeti përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Ish deputeti ka thënë se arsyet janë personale  dhe sipas tij, kanë të bëjnë me çështje profesionale.

Çoçaj ka falënderuar strukturat e partisë, anëtarët dhe përkrahësit e tij.

Postimi i plotë i Nezir Çoçajt:

Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.

Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).

Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.

Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t’ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.

Respekt te pafund per ju!../Indeksonline/