12:39 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

“Çohu N’Golo, kemi punë për të bërë”, rrëfim prekës i kampionit Kante

Kampion Bote me Francën, kampion në Premier League me Leicester Cityn dhe Chelsean, kampion i Europa League, fitues i FA Cup dhe një ndër mesfushorët më të mirë në botë: N’golo Kante ka bërë një karrierë për t’u pasur zili.

Por jo të gjitha gjërat kanë shkuar “vaj” për mesfushorin francez, i cili në fillimet e karrierës së tij në Francë, e ka pasur shumë të vështirë. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë ylli i Chelsea.

“Nuk kam pasur gjithmonë besim se do të bëhesha futbollist profesionist. Kam dështuar në disa prova për disa klube të ndryshme në Francë. Kur më refuzonin, shikojë lojtarët e tjerë të Akademisë dhe i thosha vetes: “Çohu N’golo, kemi shumë punë për të bërë!”

Kam punuar dy herë më shumë se çdo moshatar i imi, gjatë gjithë karrierës time. Ato dështime më kanë bërë sot lojtarin që jam, më kanë dhënë forcë. Prandaj, kam një mesazh për të gjithë ata që refuzohen, jo vetëm në futboll, por në çdo fushë të jetës.

Ngrihuni dhe mos lini një “Jo” të hedhë poshtë gjithë punën tuaj, keni gjithmonë diçka tepër për të dhënë. Nëse është diçka që ju e dashuroni, ndiqeni deri në fund”, u shpreh kampioni i botës.

Mos i humb