10:18 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Çokollata e errët mund të rritë vizionin

Çokollata e zezë sjell përfitime të shumta shëndetësore dhe kësaj radhe do të flasim për një nga ndikimet pozitive që ka çokollata e zezë në përmirësimin e vizionit apo të pamurit.

Studiuesit sugjerojnë se çokollata e zezë mund të përmirësojë vizionin, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët zbuluan se të rriturit që konsumuan një bar të çokollatës të errët, patën një rritje të konsiderueshme në qartësinë vizuale dhe ndjeshmërinë e kontrastit në 2 orë pas konsumimit.

Çokollata e errët ka filluar të zhvillojë një reputacion si ushqim shëndetësor e cila përmban antioksidantë të quajtur flavonoidë, të cilët janë komponimet e bimëve që mund të ushtrojnë një numër efektesh pozitive, të tilla si reduktimi i inflamacionit.

Besohet se këto flavonoide janë kryesisht përgjegjëse për disa nga përfitimet potenciale shëndetësore të konsumit të çokollatës së errët, të cilat përfshijnë funksionimin më të mirë njohës dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Tani, Rabin dhe kolegët sugjerojnë se përfitimet e çokollatës së zezë mund të shtrihen në vizion apo të pamurit./Indeksonline/