23:19 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Coma lojtari i ndeshjes, dështim total i Oblakut

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Ligës së Evropës kanë dërguar mesazh se mbesin pretendent për të fituar këtë garë edhe në sezonin e ri.

Kingsley Coman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, kur shënoi për 1:0.

Në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0.

Corentin Tolisso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se Kinglsey Coman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.