10:28 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Conor, gjashtë muaj në ‘pension’

Conor McGregori u rikthye në kafaz gjatë të dielën, por pësoi humbje të befasishme ndaj Dustin Poirierit në raundin e dytë.

McGregori ishte duke u dominuar gjatë gjithë meçit nga Poirieri dhe pas një lëndimi në këmbë, e humbi luftën, shkruan IndeksOnline.

Lëndimi që pësoi Conori gjatë atij meçi do t’i marrë kohë gjashtë muaj për t’u rehabilituar.

Kështu thonë edhe mediat në Britani, duke e parë të pamundur rikthimin e Conorit gjatë muajit maj.

Irlandezi ka kërkuar “rematch” me luftëtarin e UFC-së, Poirier.

“Ai tashmë menjëherë ka këruar “rematch” dhe besoj se Poirieri e do një të tillë”, ka thënë trajneri i Conorit, Kavanaghu./IndeksOnline/