15:31 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Conte afër largimit nga Chelsea

Antonio Conte do të mund ta lë Chelsean në verën e ardhshme për shkak se nuk po ka mbështetje nga klubi, raporton The Times, njofton Klan Kosova.

Ish-bosi i Juventus-it ka thënë këtë javë se ai do të kthehet në Itali një ditë, por nuk ka caktuar kohë e datë.

Gjithsesi, angazhimi i pakët i Chelseas në afatin kalimtar të verës ka frustruar Conten dhe ka ndihmuar në çarjen mes tij e klubit.