09:01 / E Diele, 02 Gusht 2020

Conte akuzon drejtuesit e Interit: Nuk jemi mbrojtur nga ata

Trajneri i Interit Antonio Conte shprehu zhgënjim që puna e tij dhe skuadrës zikaltër nuk ka marrë vlerësimin e duhur për këtë sezon.

Në konferencën për shtyp pas fitores 0-2 ndaj Atalantës gjë që bëri që Interi të mbyllte sezonin në vendin e dytë, Conte theksoi se ai dhe lojtarët e tij nuk janë mbrojtur as nga klubi sa herë që ekipi nuk ka marrë rezultate pozitive.

“Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar. Të gjithë jemi mbrojtur shumë pak nga klubi. Kur dëshiron të fitosh dhe të shkurtosh diferenca, duhet të tregoheni të fortë në fushë. Njerëzit duhet të të mbështesin në çdo moment të mirë apo të keq. Kjo nuk ka ndodhur tek Interi. E kuptoj sepse kjo na ndihmoi të bashkoheshim dhe të përballeshim me çdo vështirësi. Urimë djemve, por vetëm për”, përfundoi deklaratën e tij Antonio Conte.