22:52 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Conte apo Sarri, Chelsea ende në dilemë!

Maurizio Sarri nesër niset për në Londër. Trajneri i njohur italian u largua sot nga Napoli pas tri vitesh. Ai pritet që nesër të udhëtojë për në Angli dhe të filloj bisedimet me klubin e Chelseat.

Sipas medieve italiane, Sarri refuzoi një mega ofertë nga Zenit Saint Petersburg, vetëm për t’iu bashkuar Bluve të Londrës, transmeton IndeksOnline.

Në të vërtetë, ekipit nga Londra së pari i ka mbetur shkarkimi i Antonio Contes, pastaj gjetja e trajnerit të ri.

Nëse Sarri i bashkohet Chelseat, ai do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare./IndeksOnline/