13:55 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Conte flet për të ardhmen e tij te Tottenhami

Trajneri italian Antonio Conte ka folur për të ardhmen e tij te Tottenhami, duke lënë çdo gjë të hapur.

Së fundmi vazhdimisht është spekuluar që trajneri italian mund të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni, për shkak të paraqitjeve jo të kënaqshme nga lojtarët.

Këtyre spekulimeve i është përgjigjur tani Conte, ku tregoi se momentalisht është i përkushtuar te skuadra londineze, ndërsa nuk tregoi asgjë për të ardhmen e tij pas përfundimit të kontratës.

“Sigurisht, për momentin ekziston vetëm një e vërtetë, jam i përkushtuar te ky ekip edhe për një vit tjetër. Klubi e dëshiroi këtë gjë dhe un e pranova sepse ishte gjë e mirë që ne të njohim njëri-tjetrin, ndërsa pastaj ne do të gjejmë zgjidhjen më të mirë së bashku”, tha Conte.

Skuadra e Tottenham pas 26 xhirove të zhvilluara zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 45 pikë të arkëtuara, vetëm tri sosh larg Top 4 dhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara.