09:58 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Conte: Kalendari i ngjeshur, lojtarët të “rraskapitur”

Antonio Conte ka qenë i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij në fitoren e Interit ndaj Brescias, por ka kritikuar kalendarin e ngjeshur të këtij muaji dhe të nëntorit.

“Bëhet e vështirë të flasësh për ndeshjen sepse po të njëjtët lojtarë janë duke luajtur në mënyrë konstante. Ata kanë vuajtur shumë sot. Është ndeshja e katërt në nëntë ditë, me po të njëjtët lojtarë. Çdo rezultat është i pranueshëm në këtë pikë.

Ajo që mund të bëjmë është t’i falënderojmë për shpirtin e garës që kanë treguar deri në fund. Megjithatë, kemi një rrugë të lodhshme përpara nesh, me shtatë ndeshje në 20 ditë, pastaj mund të pushojmë pak. Është diçka jonormale, prandaj më duket e çuditshme.

I kam falënderuar lojtarët. Do të kisha dashur më tepër kohë për të përgatitur ndeshjen. Aktualisht jemi në krye, por jemi duke u sforcuar në maksimum dhe nuk e di se sa gjatë mund të vazhdojë.

Mendoj se këta lojtarë po i tejkalojnë pritshmërinë e tyre.”