11:18 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Conte komplimenton Cityn, ka një mesazh të fortë për Abramovic

Antonio Conte në konferencën për shtyp para përplasjes me City-n në “Etihad”, mendohet se nuk do ta ketë kënaqur Roman Abramovic. Ai dha në njëfarë mënyre një mesazh të drejtpërdrejtë për manjatin rus, që nuk u është përgjigjur kërkesave të italianit në merkato.

“Është shumë e vështirë t’i gjesh pika të dobëta Manchester City-t, duket e pamundur për ta ndalur. Kanë një trajner shumë të mirë, para për të shpenzuar gjatë merkatos dhe një marrëdhënie të shkëlqyer mes teknikut dhe dhe klubit. Kjo është rezultati final i këtij bashkëpunimi. Duhet të kesh admirim të madh për këtë skuadër.”

“Shoqëria duhet të tregojë ambiciet e saj, jo trajneri. Ai që drejton skuadrën thjesht duhet të punojë fort, por ambicia duhet të jenë në radhë të parë e klubit.” tha Conte.

 

Temat: