17:01 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Conte: Me Mourinhon do t’i “laj hesapet” vetë

Jose Mourinho në një deklaratë të mëhershme e ka kritikuar Antonie Conten se ka manipuluar me ndeshje, ku edhe është dënuar, shkruan indeksonline.

Kjo ishte një referencë e qartë për suspendimin katër-mujor të Conte në Juventus në sezonin 2012/13, por ai ishte plotësisht i shfajësuar nga çdo keqbërje në vitin 2016.

Në konferencën para ndeshjes me Arsenalin në Kup, Conte ka thënë se nuk ka keqardhje për trajnerin e Manchesterit dhe se kjo është një përplasje personale që klubi nuk duhet të përzihet.

“A e kam shikimin e një personi me keqardhje? Nuk mendoj kështu,” tha Conte.

“Unë mendoj se ne të dy i thamë gjërat, dhe do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen”.

“Ai tha fjalë serioze, ai ka përdorur fjalë serioze dhe unë nuk do ta harroj këtë”.

“Ky nuk është një problem për klubin, është një problem mes meje dhe atij”.

 

Temat: