Conte i përgjigjet komenteve ”thumbuese” të Ramos
Antonio Conte i është përgjigjur komenteve të Sergio Ramos kohëve të fundit.
Kapiteni i Real Madridit, kur ishte duke u spekuluar se Conte mund të vijë në klub si trajner, kishte thënë se ”respekti fitohet, nuk impozohet”.
Megjithatë, në fund, Conte dhe Real Madridi nuk arritën marrëveshje, kështu që Reali mbeti me Santiago Solarin, transmeton IndeksOnline.
”Komentet e Ramos? Ne duhet të sjellim metoda dhe respektin ku do që shkojmë”, tha Conte.
”E njejta duhet të vijë edhe nga lojtarët, sepse kur dështojnë, fillojnë problemet”.
”Trajnerët amerikan janë shembulli më i mirë i kësaj, ata kanë etikë të mirë të punës”./IndeksOnline/