08:32 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spalleti drejt largimit, Interi po kontakton dy super trajnerë

Ditën kur Beppe Marotta do të shpallet zyrtarisht, Inter do të vazhdojë të mbajë debatin për eliminimin nga faza e Ligës së Kampionëve pas barazimit të së martës kundër PSV.

Shumë tifozë kanë identifikuar Luciano Spallettin si personi i parë përgjegjës për situatën dhe gjithashtu brenda klubit pozita e trajnerit ka përfunduar nën shqyrtim, shkruan Indeksonline.

Ai do të mundohet që të rifitoj besimin në javët në vijim, por vendi i tij për sezonin e ardhshëm ka humbur.

Pronarët e klubit zikaltër janë duke menduar për ta ofruar në skuadër njërin në mes Antonio Conte dhe Diego Pablo Simeone.

Italiani është i lirë pas largimit të Chelseas ndërsa argjentinasi do të duhet të përfundoj kontratën me Atletico Madridin. /IndeksOnline/