13:42 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Conte: Më vështirë ta fitosh Premierligën, se sa Champions Leaguen

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se më vështirë është të fitosh Premierligën se sa Ligën e Kampionëve. Trajneri italian mendon se për të triumfuar në Champions League duhet të kesh fat, ndërsa e njëjta nuk ndodhë edhe në Premierligë.

“Në Premierligë janë 38 ndeshje, secila më e vështirë se tjetra. Këtu nuk ka skuadra të dobëta, duhet t’i fitosh shumicën e ndeshjeve për të treguar se e meriton titullin. Në Champions League duhet të kesh fat për të arritur më lart. Një vendim i arbitrit mund të iu ngrisë apo zbresë në një nivel tjetër në Ligën e Kampionëve” ka thënë Conte./Indeksonline/

Temat: