15:45 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Cooper: Është absurde të thuhet Kosova pjesë e Serbisë, kur realiteti është ndryshe

Diplomati britanik, njëherit ish-ndërmjetësuesi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Rober Cooper ka thënë se është absurde të thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë, kur situata në realitet është krejtësisht e ndryshme.

Ai për “Ballkanin Evropian Perëndimor” ka thënë se dialogu ka arritur sukses, por që i vë fajin Brukselit për mos insistimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga të dy palët, transmeton Indeksonline.

Cooper është shprehur i pasigurt nëse në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve do të përfshihet Komuniteti i Komunave Serbe.

“Por, unë nuk mendoj se ideja e Asociacioni tështë e keqe, serbët janë pakicë në Kosovë dhe ndoshta ata do të ndjeheshin me rehat”, ka shtuar Cooper.

Ai nuk mendon se BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, por se Brukseli është ende duke marrë parasysh një numër të opcioneve të pazgjidhura./Indeksonline/