21:43 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Cooper flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e korrigjimit të kufijve

Ish-ndërmjetësi në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, britaniku Robert Cooper, deklaron se të gjitha opsionet për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, duhet të shqyrtohen, përfshirë edhe ajo për korrigjim kufijsh.

Megjithatë, ai thotë se para arritjes së saj, ato duhet të jenë të hapura për publikun dhe vendet fqinje, në mënyrë që të shmanget rrëshqitja drejt jostabilitetit.