16:21 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Coquelin firmos me Valencian, klauzola 80 milionë euro (Foto)

Futbollisti i njohur francez, Francis Coquelin është larguar nga Arsenali dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin spanjoll, Valencia.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit spanjoll, transmeton IndeksOnline.

Coquelin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri më 30 qershor të 2022, gjatë kësaj kontrate, kush dëshiron ta blej duhet paguar plotë 80 milionë euro.

26-vjeçari u transferua në “Emirates” gjatë vitit 2008, por në shumë sezone u huazua te klubet, Lorient, Freiburg dhe Charlton Athletic. Kurse për “topçinjtë”, Coquelin bëri afro 105 paraqitje./IndeksOnline/