19:40 / E Diele, 15 Gusht 2021 / C E

Correa “zjarr” në start, Atletico Madrid e nis me fitore ndaj Celtës

Me Luis Suarezin në stol dhe Joao Felix të dëmtuar, ishte argjentinasi Angel Correa ai që “mori për dore” Atleticon e Madridit në transfertën ndaj Celta Vigos, pasi shënoi të dy golat në suksesin 1-2.

Kampionët në fuqi të Spanjës e nisën sezonin e ri pikërisht me transfertën ndaj Celtës dhe ndonëse me disa mungesa të rëndësishme, treguan se janë skuadra për t’u mposhtur, pasi ia dolën të marrin tre pikët ndaj një kundërshtari aspak modest.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Correa u shërbye nga Lemar dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Celta riktheu baraspeshën në minutën e 59’ me anë të Iago Aspas, i cili ekzekutoi saktë një penallti.

Por barazimi për vendasit zgjati vetëm 5 minuta, pasi Saul Niguez shërbue sërish saktë për Correan, i cili shënoi golin e dytë për Los Colchoneros, por edhe personal, duke e nisur sezonin në mënyrë perfekte.

Ka minuta edhe për Rodrigo De Paul, i cili debutoi zyrtarisht me kampionët në fuqi të Spanjës, pas transferimit nga italianët e Udineses këtë verë, për shifrën e 40 milionë eurove.

Nuk mungoi as tensioni në minutat e fundit me arbitrin që u detyrua t’u tregojë kartonin e kuq lojtarëve si Mallo i Celtës dhe Hermoso i Atleticos, megjithatë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Los Colchoneros e nisën sezonin me këmbën e mbarë.