16:34 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cortouis: Qe pse jam 1-shi

Thibaut Courtois ka dhënë intervistën e tij të parë si një lojtar i Real Madridit. Portieri belg ka shprehur lumturinë për këtë arritje në karrierë, ndërsa ka treguar se çfarë e bën atë më të veçantë se sa portierët e tjerë.

“Ndihem shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam pjesë e klubit më të mirë në botë, është një nder i madh. Kam ardhur këtu për të fituar Ligën e Kampionëve sepse Reali gjithmonë e synon dhe është favorit në këtë garë. Jam shumë i qetë për aventurën time të rë.

Mendoj se gjatësia që kam më dallon nga portierët e tjerë sepse pres raste që nuk priten. Gjithmonë më kanë çmuar edhe për reflekset që kam, pavarësisht gjatësisë” ka thënë Cortouis./Indeksonline/