19:36 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ja kur pritet të zyrtarizohet marrëveshja Cortouis-Real Madrid

Thibaut Cortouis do të jetë lojtar i ri i Real Madridit. Por, Roman Abramovich nuk ka pranuar që marrëveshja të zyrtarizohet pa e gjetur Chelsea pasardhësin e tij. Bosi rus ka angazhuar bordin që të punojë që në fillim të javës së ardhshme të gjejë një portier të ri.

Dështimi për të blerë Alisson dhe komplikimi për të nënshkruar me Schmeichel ka bërë që opsioni Peter Cech të jetë më i mundshmi.

Cech thuhet se do të bisedojë me Chelsean pasi të sqarohet me Arsenalin, por që me shumë gjasa ai nuk do të jetë titullar te skuadra e Emery pas blerjes së Lenos.

Pasi të arrihet marrëveshja e pritshme mes Cech e Chelseat, Cortouis edhe zyrtarisht do të jetë gardiani i ri i Real Madridit./Indeksonline/