11:53 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Cortouis sot portier në stadiumin ku i janë futur shumë gola

Thibaut Cortouis do të startoi nga minuta e parë në ndeshjen që Real Madridi e zhvillon në udhëtim te Athletico Bilbao.

Por, stadiumi “San Mames” nuk duket të jetë shumë i favorshëm për të. Shtatë gola i ka pranuar belgu vetëm në tri udhëtimet e fundit në këtë stadium.

Dy humbje e një fitore është bilanci i ndeshjeve në këto tri vizita. Por, Lopotegui dëshiron që Cortouis ta rigjejë formën pikërisht në një stadium të vështirë.

Madje, mediat spanjolle po e quajnë këtë si testin e vërtetë për portierin belg./Indeksonline/