21:02 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Courtois nervozon tifozët e Chelseat me komentin e tij për të ardhmen e Hazard

Thibaut Courtois nuk është më njeriu më i popullarizuar te Chelsea sot pas kalimit të tij 35 milionësh te Real Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Reprezentuesi belg ka nënshkruar kontratë 6-vjeçare me gjigantin e La Ligas sot, dhe ai i nervozoi tifozët e Chelseat duke e puthur logon e Real Madridit gjatë prezantimit në Bernabeu.

Pastaj, 26-vjeçari doli para gazetarëve në konferencën për shtyp, ku edhe foli për Eden Hazard, transmeton IndeksOnline.

”Hazard më ka uruar mua për transferimin te Real Madridi”, zbuloi belgu në fllim të konferencës.

”Ai është një lojtar i madh dhe unë do të doja që të luaj përkrah tij gjithnjë”.

”Le ta shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

”Nëse ai vjen këtu, do të ishte fantastike”.

Siç ju do të prisnit, tifozët e Chelseat nuk e pritën mjaft mirë këtë koment./IndeksOnline/