08:45 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / MSH

Coutinho afër transferit në Premiere League

Philipe Coutinho duket gjithnjë e më larg Barcelonës.

29-vjeçari ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë që pas largimit nga Liverpool, dhe Xavi mendohet se nuk e konsideron si titullar.

Mundësia që braziliani të largohet në merkaton e janarit është shumë e madhe dhe për të është i interesuar Newcastle deri më tani.

Klubi anglez dyshohet se do të jetë destinacioni tij i ri por ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare për të.