20:54 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Coutinho “godet” Liverpoolin pasi nënshkroi me Barcelonën

Philippe Coutinho, duke folur pas përfundimit të transferimit prej 160 milionë euro në Barcelonë, ka pranuar se Liverpuli bëri gjithçka që mundën për ta ndaluar atë të largohet.

Braziliani megjithatë, pretendon se bashkimi me Barcelonën është një “ëndërr e realizuar” dhe Reds e kuptuan këtë, shkruan indeksonline.

“Dua ta falënderoj klubin për durimin dhe përpjekjet e tij.

Unë jam shumë i lumtur, kjo është një ëndërr që realizohet për mua dhe shpresoj të jetoj me pritjet.

Ata e kuptuan se ishte ajo që dëshiroja.

Ata bënë gjithçka që mundën të përpiqen të më mbajnë, por në fund kuptuan se ishte ëndrra ime dhe ëndrra e familjes sime të vinin këtu.

Unë vetëm do të doja të falënderoj të gjithë tifozët, të gjithë stafin dhe të gjithë lojtarët për vitet që kam jetuar atje.

Sigurisht, unë dhashë gjithçka që munda. Për fat të keq, ne nuk mund të fitonim por kam jetuar (në Liverpool) për pesë vjet dhe familja ime ishte shumë e lumtur atje. Kështu që unë vetëm do të doja t’i falënderoj ata dhe t’u uroj atyre të gjitha të mirat.

Unë nuk do të jem në gjendje të luaj disa ndeshje tani, por është një kontratë pesëvjeçare, kështu që do të kem mjaft kohë për të ndihmuar klubin në të ardhmen.

Ndonjëherë nuk merrni një mundësi tjetër si kjo, për t’u bashkuar me Barcelonën, kështu që nuk mendova dy herë “. /IndeksOnline/