08:04 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Covid-19 dhe ndikimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perendimor

Artikulli i shkruar nga Mimoza Ahmetaj, Ambasadore e Kosoves dhe Suzanne Loftus, Profesore per Ceshtje te Sigurise nga George C.Marshall European Center for Security Studies

Artikulli i botuar ne Gazeten “Diplomatic Courier”ne Washington-SHBA, 7 korrik 2020

Linku original i artikullit https://t.co/kDdY6Ltlk7

Perderisa saga e Covid-19 eshte ende duke vazhduar ne gjithe globin dhe edhe pse intensiteti i virusit eshte duke u zvogluar, friga dhe rreziku nga virusi mbeten thelle te vulosura ne popullaten e gjithe globit.

Ani pse eshte ende shume heret qe te zbulohet origjina e virusit dhe pasojat afatgjate sociale dhe shendetsore te tij, ka te tjera ceshtje shqetesuese qe virusi i ka vene ne pah. Ne pergjithesi, pergjigjja ndaj virusit ka qene e vonuar dhe e percjelle me solidaritet dhe bashkpunim minimal ne mes shteteve. Kjo situate e paparashikuar dhe e panjohur theksoi edhe me teper pabarazine dhe polaritetin ne mes popujve. Ne vend se pandemise t’i casemi me strategji te perbashket kunder, shtetet u kthyen nga vetvetja dhe deshtuan te solidarizohen me njera tjetren. Nje klime e tille e krijuar ishte thirrje per shtetet jo perendimore ne rajonin e Ballkanit Perendimor qe perveq ne luften me pandemine jane ne vazhdimesi edhe ne mesin e gjeopolitikes ne mesin e fuqive te medha.

Asnje nga shtetet e Ballkanit Perendimor nuk i shpetoi pandemise. Qeverite e ketyre shteteve u testuan poashtu ne kete kohe nga pandemia, duke e marre parasysh demokracite e tyre fragjile dhe ekonomite e dobesuara aq me teper qe kane kapacitete te limituara shendetsore sa i perket personelit dhe aparaturave, kjo edhe per shkakun e numrin te madhe te personave te afektuar.

Ballkani Perendimore edhe nje here u be fushbeteje per fuqite politike, ekonomike dhe ushtarake anti perendimore te cilat ne vazhdimesi kerkojne ta shtrijne ndikimin e tyre ne rajon. Ndihma humanitare e derguar nga Kina dhe Rusia ne disa nga keto shtete u perdor per te arrite qellimet e tyre gjeopolitike ne Ballkanin Perendimor i cili gjendet ne mesin e Evropes dhe i rrethekuar me shtete te BE e me casje ne detin Adriatik, Jon dhe metutje ne Mesdhe.

Per me teper, perdorimi i strategjise se fuqise se bute (soft power) te BE-s u sfidua nga Rusia dhe Kina, duke rezultuar me gare ne mes te fuqive per lidership. Ndihma humanitare ne aparatura shendetsore dhe ndihma te tjera e dhene nga Rusia dhe Kina per disa shtete ne rajon, doli e jete me teper veprim politik sesa ndihme humanitare, pasi qe shume nga ndihmat mjeksore ishin jashte perdorimit apo u paguan me para. Sido qe te jete, fushata mediale dhe propaganda i paraqiten si solidaritet dhe ndihmese dhe nje perceptim i tille u krijua ne gjithe rajonin.

Poashtu, pandemia e perfshiu rajonin e Ballkanit Perendimor ne kohe te periudhes parazadhore ku shumica e shteteve ose kane pas ose do te kene zgjedhje se shpejti. Duke u ballafaquar me nje presion te tille parazgjedhor, ndihma prej Kines dhe Rusise ishte me teper sesa e mirseardhur prej disa lidereve politik te cilet i gllorifikuan keto ndihma medialisht. Kjo ishte edhe nje mesazh anti BE per shkak te reagimit te tyre te vonuar si dhe loje me karten nacinaliste per opinionin e brendshem.

Rusia ka histori te gjate ne mesazhet dhe luften kunder BE, retorike ani imigracion, tendencen per te kthyer vlerat conservative anti-liberale dhe nacionalizmin kunder rendit liberal-demokratik pro perendimor.

Kina ne anen tjeter ka inicuar nismen 17+1, e cila i ka perfshi disa vende te Ballkanit. Kina gjate pandemise ndermori fushate diplomatike per te shpernda informata rrethe Covid-19 dhe mesimet e nxjerra nga pervoja e tyre duke ju kundervy epidemise nepermjete ketij mekanizmi 17+1 per te treguar lidership ne rajon per Covid-19.

Fatkeqesisht, Samiti i shumpritur i Zagrebit qe u mbajt pikerisht ne kohen e kulmit te pandemise nuk solli ndonje rezultat te prekshem apo casje strategjike te BE-se per Ballkanin Perendimor. BE me von dergoi ndihma per Ballkanin Perendimor ne miliarda euro, shume kjo e cila ishte shume me e madhe nga ndihma modeste e Rusise dhe Kines, por kjo ndihme ishte e vonuar dhe erdhi athere kur rajoni e kishte krijuar pershtypjen negative per BE-ne.

Mungesa e qendrimit te perbashket brenda BE-se per ceshtje si Brexit, imigrimi, ceshtjet ekonomike si dhe problemet e tjera strukturore, kane bere qe BE te mos jete ne gjendje te adresoj sfidat globale dhe rajonale. Kjo ka lene hapsire per shtete te tjera te nderhyjne ne Ballkanin Perendimor per t’i realizuar interesat e veta, aq me teper duke e marre parasysh sa e rendesishme eshte kjo zone ne aspetkin strategjik per BE-ne dhe me gjere.

Pandemia e Covid-19 ishte alarm per BE se Ballkani Perendimor jo vetem qe i nevoitet ndihma financiare por edhe ajo politike si dhe casja e perbashket dhe koherente ndaj problemeve me te cilat po perballet rajoni. Ndikimi i mediave nga Rusia dhe Kina po behet cdo dite e me i fuqishem dhe per kete BE duhet te jete vigjilente dhe te mos lejoj devijimin e shteteve te Ballkanit Perendimor nga vlerat e verteta pro-perendimore.

Veprimet konkrete te BE duhet te perfshijne hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves dhe vazhdimin e dialogut ne mes te Kosoves dhe Serbise per arritjen e marreveshjes finale. Te gjitha keto duhet te trajtohet me urgjence.

Eshte e qarte se pandemia do te lene pas njolle te perhershme per njerzimin dhe shtetet. Perveq humbjeve ne jetera te njerzve, ekonomite e vendeve do te duhet te rikuperohen gje e cila do te jete nje proces i gjate. Ne aspektin global, gjeopolitika do te vazhdon te krijoj rrezik dhe te jete sfide, sidomos ne Ballkanin Perendimor, rajon i cili ka tendence te anoj nga autoritarizmi dhe large vlerave demokratike liberale, pavaresisht angazhimit per vite te tera qe te arrihet standardi i duhur.

Krijohet pershtypja se BE mbetet e pafuqishme per t’ju kundervene Kines dhe ekspanzionin e saj ekonomik ne Evrope dhe Rusine e cila me taktikat e veta politike tenton qe te shtrije influencen e vet. Edhe pse Rusia dhe Kina zyrtarisht nuk jane aleate, ato kane qendrimin e njejte sa i perket ndryshimit dhe ristrukturimit te rendit global ku bene pjese SHBA-ve dhe perendimi. Prandaj Ballkani Perendimor ka nevoje per nje BE te bashkuar e cila duhet te jete active ne rajon dhe e ndihmon rajonin per t’u integruar ne BE.

Sot eshte Covid-19 qe ka krijuar hapsire per Kine dhe Rusine ne rajon, por neser mund te jete nje shkas tjeter qe keto dy shtete te nderhyjne. Eshte koha e fundit qe BE dhe Perendimi ta ndihmojne rajonin, para se te jete shume vone dhe te mos mbetet hapsire per te vepruar me.