20:32 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Covid-19, po ndikon që shumë biznese të mbyllen në vendin tonë

Pandemia Covid-19, ka dëmtuar rëndë shumë biznese në vendin tonë.

Erveheja Krasniqi punon në këtë dyqan nusërie tash e 20 vite, dhe thotë se asnjëherë nuk ka pasur periudhë më të vështirë.

Me këtë  punë ajo thotë se e mbanë gjithë familjen, andaj financiarisht janë dëmtuar rëndë.

Kjo, periudhë nuk ka qenë e lehtë as sektorin e arëtarëve.

Aida Hoxhaj, e angazhuar si shitëse në një nga Argjendaritë e kryeqytetit thotë se periudha më e rëndë për ta ka qenë ajo e izolimit.

Sipas taj, tanimë që dasmat dhe ahengjet e ndryshme janë ndaluar ka ndikuar dukshëm shitjen e arit.

Virusi Covid-19, nuk ka lënë pa prekur financiarisht, as sallonet e ndryshme të bukurisë.

“Studio Fjolla” thotë se marrë parasysh që këtë vit dasma nuk ka, është më qetë.

Sipas saj e rëndësishme është të ruajmë shëndetin, me shpresen që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Të prekur financiarisht nga cirusi Covid-19, janë edhe gastronomia.

Ditar Hoti, pronar i Restaurant “Ora”, thotë se dëmet janë të mëdha, dhe se edhe numrin e punëtorëve është dashur ta zvogëlojë.

Ndryshe, thuhet se janë mbi 10% e bizneseve në vendin tonë që pritet të mbyllen, kjo për shkak të krizës financiare që është krijuar pas pandemisë Covid-19./IndeksOnline/