19:00 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

“CR7 nuk është fëmijë, normal reagimi i tij. Nuk mund të presë rindërtimin e United”

Nani i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Manchester United po vuan, ndërkohë që CR7 kërkon të largohet nga “Old Trafford”.

Ylli portugez dëshiron të luajë në Champions League dhe për momentin Borussia Dortmund shihet si një nga destinacionet e vetme ku mund të transferohet.

Është normale që Cristiano të reagojë kështu, në moshën 37-vjeçare nuk ka kohë të presë rikonstruktimin e United. Drejtuesit po përpiqen të bëjnë disa punë njëherësh, por nuk është e thjeshtë.

Ai reagon kur skuadra luan keq dhe humbet, nuk është më fëmijë. Ai është sjellë shumë mirë në gjithë klubet ku ka luajtur. Trajneri po tenton të krijojë një skuadër të fortë, por Cristiano nuk ka kohë të presë një gjë të tillë.

Të gjithë bëjmë reagime të gabuara ndonjëherë, por mendoj se në këtë rast është normale ajo që po bën Ronaldo, pasi dëshiron të shënojë dhe të jetë më i miri”, deklaroi Nani, i cili është transferuar në Australi te Melbourne.