23:29 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

CR7, protagonist i një situate komike në përballjen e tenisit mes Djokovic – Isner

Në Londër, në kuadër të ATP, sot është zhvilluar përballja, Novak Djkovic – Isner.

Por, vëmendje të madhe, përveç ndeshjes, mori edhe një mysafir special në tribuna.

Bëhet fjalë për sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo, i cili s’është ftuar as kësaj radhe nga Kombëtarja portugeze, sot me familjen e tij ndoqi nga afër përballjen, Djokovic – Isner.

Pasi topi doli jashtë sallë, Cristiano u mundua ta kapë atë, por pa sukses, duke krijuar një situatë komike.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./IndeksOnline/

Temat: