22:42 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

CR7 “zgjohet” me het-trik, Reali shkatërron Sociedadin

Realit të Madridit i mjaftoi pjesa e parë për të mposhtur Real Sociedadin në “Santiago Bernabeu”, pasi 4 nga 5 golat e skuadrës së Zidane në fitoren 5-2 u shënuan në këtë fraksion. “Los Blancos” e nisën furishëm sfidën, duke e hipotekuar prakisht fitoren ende pa u mbyllur 45 minutat e para, ndërsa Cristiano Ronaldo iu përgjigj kritikëve me një tregolësh, duke shkuar në kuotën e 11 finalizime në Primera Division.

Në sekondën e 46-të të minutës së parë portugezi asistoi me një harkim Lucas, që realizoi me kokë duke zhbllokuar shumë shpejt takimit.

CR7 e pati të thjeshtë ta çonte topin në rrjetë, pasi u shërbye nga Marcelo në të 27-ën, para e Toni Kroos të shënonte golin e 3-0 me një goditje të kalibruar.

Ronaldo spikati sërish me një kërcim të bukur brenda zonës, duke shënuar golin e katërt, pas këndores së Luka Modriç.

Në pjesën e dytë ekipi nga San Sebastiani shkurtoi fillimisht diferencën në 4-1 me Jon, për të ardhur më pas te goli i tretë personal i Ronaldos, që përfitoi nga një top i pakontrolluar nga portieri.

Illaramendi, një ish i Realit, gjeti rrjetën me një gjysmë kthesë 7 minuta para përfundimit të kohë së rregullt. Një fitore e thellë kjo e Realit, që është edhe një sinjal i qartë për PSG para përplasjes së Championsit.