18:06 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Cremonese mposht Parmën, Ujkani i jashtëzakonshëm (Video)

Cremonese ka mposhtur Parmën në ndeshjen e Serie B me rezultat 1-0 me golin e Michele Cavion, shkruan indeksonline.

Më meritori për këtë fitore ishte Samir Ujkani, i cili bëri një superparaqitje.

Kapiteni i Kosovës ishte në një formë të përkryer ku bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Cremonese për momentin është në vendin e katërt me 35 pikë, vend ky që e dërgon në Play Off për tu ngjitur në Serie A. /IndeksOnline/