16:34 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo për herë të parë i përgjigjet botës për akuzat se ka dhunuar një femër

Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë pas akuzave se ka përdhunuar një femër.

Me një status në facebook ylli portugez i ka quajtur akuzat të neveritshme, ndërsa ka thënë se do të pres përfundimin e çdo hetimi.

“Unë i mohoj kategorikisht akuzat në të cilat jamë shënjestër. Unë e konsideroj përdhunimin si një krim të neveritshëm, është në kundërshtim kundër asaj që unë besoj dhe asaj që bëjë. Unë do të pres në përfundimin e çdo hetimi”, ka thënë sulmuesi i Juventusit.

Ronaldo po dyshohet se në vitin 2009 ka përdhunuar modelen Kathryn Mayorga në një klub nate. /IndeksOnline/