13:03 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Crnadak tregon nëse Bosnja do ta njohë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ai i tha televizionit N1 se kjo duhet të jetë pozita e Bosnjës, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Srpska ka një pozitë të tillë”.

Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ishte kritikuar tejmase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit, njofton Klan Kosova.

Ai kishte thënë se Bosnja është dashur moti ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë.