Cucurella mban premtimin, i bën flokët të kuqe

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, i ka bërë flokët të kuqe.
Kjo erdhi për shkak të një premtimi që e bëri Cucu para finales së Euros 2024, shkruan Indeksonline
Ishte gruaja e tij ajo që e zbuloi premtimin e mbrojtësit të Chelseat – që nëse triumfon në Euron 2024 do t’i bënte flokët të kuqe.
Sot, në rrjetet sociale Cucurella ka publikuar foto ku shihet me flokët e tij të kuqe.
Kujtojmë se mbrojtësi spanjoll është në pushime dhe pas disa ditësh do të rikthehet te Chelsea./Indeksonline/
Marc Cucurella. 👩🦰 pic.twitter.com/UsSpMKxtVR
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) July 19, 2024