19:43 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Çunat e Librazhdit djegin flamurin francez për Florencin: Shqiptari nuk vdes kurrë (Video)

Disa djem në Librazhd të Shqipërisë kanë bërë një gjest në shenjë revolte ndaj shtetit francez, ku dje vdiq në spital shqiptari Florenc Beqiraj, pas plagëve të marra në burgun e Marsejes.

Ata kanë theksuar se shqiptari s’vdes kurrë, duke kritikuar institucionet shqiptare se nuk kanë bërë asgjë për Florencin.

Në një video që po qarkullon në Facebook, shihen disa djem duke djegur flamurin e Francës, shkruan Indeksonline.”Këtë gjest e bëjmë për gjakun e Florencit dhe i tregojmë shtetit tonë që nuk e kemi pasur e as nuk e kemi as mbështetjen e tyre, si dhe i tregojmë Francës që nuk ka vdek e as nuk do të vdes shqiptari kurrë”, thonë ata në mesazhin e tyre. /Indeksonline/