08:14 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Curry fantastik, por Golden State mposhtet nga Minnesota

Skuadra e Golden State Warriors ka pësuar humbje nga Minnesota Timberëolves me rezultat 126-114.

Basketbollisti më i mirë në këtë mbrëmje ishte lojtari i Golden State, Steph Curry. Edhe pse realizoi 37 pikë, bëri 6 kërcime e 8 asistime – skuadra e tij pësoi humbje, shkruan IndeksOnline

Më i miri te fituesit ishte spanjolli, Ricky Rubio me 26 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Në këtë raund fitore ka shënuar Dallas Mavericks, të cilët edhe pa Luka Doncic mposhtën Detroit Pistons me rezultat 115-105./IndeksOnline/