20:38 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Cvetko Strezovski pas transplantimit të zemrës: Falënderoj familjen Bellçevski të cilët ia vazhduan jetën birit tim

Cvetko Strezovski, i ati nga Bërvenica i 22 vjeçarit Ile Strezovski të cilit mbrëmë iu transplantua zemra falënderoi familjen e donatorit të ndjerë, Verçe Belçovska për vazhdimin e jetës së birit të tij.

“Së pari shpreh ngushëllime për familjen e Vericës dhe i falënderoj për zgjatjen e jetës së birit tim. Ai nga 6 janari ka sëmundje me zemër të dobët prej 14% dhe kërkohej donator. Biseduam me birin, ai ndjehet mirë. Falënderoj mjekët dhe ministrin”, tha Strezovski.


Falënderime shprehu edhe ministri FIlipçe i cil rikujtoi se organet e Bellçevskës kanë mundësuar edhe transplantimin e veshkave dhe eshtrave.

“Jeta e Bellçevskës nuk mund të shputohej, por familja edhe pse ishte e shokuar mori vendim njerëzor”, tha Filipçe