21:06 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Daci premton implementim të marrëveshjeve për arsimin shqiptar në Kroaci

Zëvendësministri i Diasporës, Arijan Daci ka marr pjesë në përurimin e shtatores së Nënës Terezë në Kroaci.

Në një postim në Facebook, Daci ka shkruar se i ka premtuar diasporës shqiptare në Kroaci se së shpejti do të fillohet implementimi i marrëveshjeve për fushën e arsimit dhe kulturës shqiptare, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Dacit pa ndërhyrje:

Kënaqësin të jem i pranishëm në cilësinë e Zv.Ministrit të Diasporëpës, në përurimin e shtatorës së Shën Nënë Terezës në Tërsat të Rijekës së Kroacisë. Me ftesë të deputetës Shqipëtare në parlamentin e Kroacisë, znj. Ermin Leskaj- Përlaskaj.

E përgezova deputetën Lekaj-Përlaskaj dhe Unionin e Shqipëtarëve në Kroaci me kryetar Esad Çollaku, për punën që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë Shqipëtare në Kroaci.

I premtova Diasporës tonë Shqipëtare në Kroaci, se shumë shpejtë do të fillojmë implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara me Ministrin e Diasporës së Republikës së Shqipërisë, në fushën e arsimit dhe kulturës Shqipëtare. Këto marrëveshje janë vetëm për një qellim.

Unifikimi i Diasporës tonë Shqipëtare! /Indeksonline/