15:40 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Askush nuk ka ndërmend të ndryshojë kufijtë me forcë

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq deklaroi se kur është fjala për ndryshimin e kufijve, parimi ndërkombëtar është “të mos thyejmë kufijtë me forcë”.

“Askush këtu nuk ka ndërmend të ndryshojë kufijtë me forcë, do të ketë një marrëveshje apo jo,” vuri në dukje Daçiq.

Ai tha se të gjitha vendet, përveç Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, mbështesin një zgjidhje kompromisi dhe nuk ndërhyjnë në atë që do të jetë.

“Gjermania dhe Britania e Madhe kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, dhe Serbia pajtohet në parim me këtë,” tha kryediplomati serb.