Daçiq: Kosova ka humbur mbështetjen e vendeve më të mëdha
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump folën për Kosovën dhe mbështetjen e tyre për bisedimet që çojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është një hap i madh përpara dhe dëshmi se ata kanë ndryshuar.
“Ky është një paralajmërim në favor të Serbisë”, ka shtuar Daçiq, transmeton Indeksonline.
Por sipas tij Kosova ka humbur mbështetjen e shteteve më të mëdha.
“Përparim i madh është se gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, ne vazhdojmë të kemi një sfidë të ashpër, dhe nga të gjithë që më së shumti duhet të ketë ndikim në këtë është Gjermania”, ka thënë Daçiq.
Ndryshe pak ditë më parë u raportua se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka konfirmuar se zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump lidhur me çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu është theksuar se Trump ka bërë të ditur se do të mbështesë të gjitha bisedimet që çojnë deri tek zgjidhja.
Tutje, Merkel ka shtuar që bisedimet për shkëmbime territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mos merret si shembull edhe nga shtetet e tjera.
“Duhet të kemi kujdes që lëvizjet territoriale në një vend, të mos shoqërohen në lëvizje tjera territoriale” ka thënë kancelarja gjermane./Indeksonline/