22:35 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Kosova kurrë s’do bëhet e pavarur, kemi shumë miq në anën tonë!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur se shteti nga ai vjen nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë  e Kosovës.

Por, sipas tij, Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike, transmeton Indeksonline.

Ai tha se Kosova më 17 shkurt do të shënojë 10 vjet nga shkëputja e njëanshme dhe se në këtë periudhë Prishtina nuk arriti të rrumbullakësojë pavarësinë e saj.

“Si është e mundur që, ata që kanë dërguar trupa me dhjetëra mijëra kilometra jashtë territorit të vet për të mbrojtur interesat e huaja, tash i thonë Serbisë se tash është e nevojshme marrëveshja me Prishtinë, në atë mënyrë që Beogradi ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.

Ai tutje ka bërë të ditur se Serbia ka presione nga disa shtete të mëdha që të njohin pavarësinë e Kosovës, por se një gjë e tillë s’do të ndodh kurrë.

“Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur, sepse Serbia ka miq në anën e saj, e mbi të gjitha Rusinë dhe Kinën”, ka theksuar Daçiq. /Indeksonline/