75 Mall Live Search
16:02 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Daçiq merret edhe sot me Ramën, thotë se u ‘vra’ bashkëpunimi rajonal

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka reaguar për deklaratat e djeshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Daçiq tha se deklaratat e djeshme të Ramës, vranë konceptin e bashkëpunimit rajonal.

Daçiq shtoi se Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në takimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor do të kërkojnë që të gjithë të deklarohen nëse respektojnë parimet e bashkëpunimit rajonal.

“Në takimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, ne do të kërkojmë që të deklarohen të gjithë se a respektojnë parimet e bashkëpunimit rajonal apo jo?”, ka thënë tutje Daçiq, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu përmendi se Serbia dhe Bosnje e Hercegovina duhet vepruar së bashku, për shkak se sipas tij janë shkelur liritë themelore të BE-së, që ka të bëjë me hapësirën e përbashkët ekonomike.

Ministri serb, Daçiq ka shtuar poashtu se nuk do të ketë negociata të mëtejshme me Prishtinën derisa të zgjidhet çështja e taksës.

“Nëse BE dhe SHBA nuk mund të ndikojnë në Kosovë, atëherë unë nuk e di se për çka po flasim”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij vendosja e tarifës 100%, nuk mund të përkufizohet si masë politike apo ekonomike.

“Nuk mund të përkufizohet si masë politike apo ekonomike, është armiqësi e qartë ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, si dhe shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së.Fuqimisht dënoi deklaratën e zyrtarëve shqiptarë, si dhe ngjarjet e djeshme në Pejë”, ka deklaruar Daçiq.

Ai tutje tha se pas deklaratës së Sekretarit të ShBA-së, Mike Pompey, ku u kërkua tërheqja e taksës 100%, pret hapa konkret lidhur me këtë vendim./Indeksonline/