22:25 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Daçiq: SHBA-ja ka ndryshuar qasje në raport me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka zgjidhje të re për Kosovën, por se ka ndryshuar qasjen dhe se kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit.

“Kjo do të thotë se ka hapur derën për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshëm në vitet e kaluara, meqë konsideronin se kjo çështje është e mbyllur. SHBA-ja fuqishëm mbështet dialogun dhe këmbënguljet tona janë që të arrihet deri te kompromisi. Ky është një ndryshim i madh”, u tha Daçiqi gazetarëve në Beograd, shkruan “OraNews”.

Ministri serb tha se politika amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës deri tani ka qenë në “autopilot”, por se ajo është ndryshuar me ardhjen e ndihmësit të ri të sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchell.

Ai shtoi se nuk ka kurrfarë gjasash që procesi i negocimit të përfundojë me dhënien e ulëses për Kosovën në OKB ose njohjen e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Serb, Kyle Randolph Scott, u tha gazetarëve se qëndrimi amerikan ka qenë dhe ende është që zgjidhja stabile lidhur me Kosovën doemos duhet të gjendet përmes negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

 

Temat: