09:40 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Daçiq: Tunizia mbështet vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes për Kosovën

Tunizia konfirmon mbështetjen e saj parimore për  siç thuhet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë” si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Kjo u tha gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Tunizisë.

Mbështetja e Tunizisë për Serbinë, dëshira për të vazhduar aktivitetet për forcimin dhe thellimin e dekadave të marrëdhënieve miqësore midis Serbisë dhe Tunizisë, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit, janë disa nga temat që kryediplomati serb, Ivica Daçiq diskutoi gjatë një takimi me homologun e tij nga Tunizia, Noureddine Erray, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.