15:18 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri bëhet pjesë e labelit të njohur

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë pjesë e labelit të njohur.

Reperi nga Shqipëria, Noizy, ka treguar se këngëtarja ka nënshkruar marrëveshje për tu bërë pjesë e grupit OTR, shkruan Indeksonline.

Përmes një imazhi në ‘Instagram’, reperi ka bërë të ditur që Dafina tani do të jetë pjesë e grupit të tij.

‘Me mbretëreshën, sapo nënshkruam anëtarësimin e saj në OTR’ ka shkruar reperi.

Ndryshe, Dafina Zeqiri dhe Noizy kohë më parë sollën bashkëpunimin e parë së bashku ‘A don Love?’./Indeksonline/

Temat: