09:02 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri kopjon stilin e ri të flokëve nga modelja e njohur amerikane!

Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve që mundohet të jetë vazhdimisht në sjelljen e trendëve të reja dhe më ‘ndryshe’ se tjera vajza të estradës shqiptare.

Por, jo rrallë herë Dafina në sjelljen e modës kopjon emrat e njohur botëror duke mos qenë unike në stilin e saj, kjo ndodh në veshje e saj, videoklipet dhe së fundi edhe në stilin e flokëve, shkruan Indeksonline.

Duke mos hezituar që të eksperimentoj me pamjen e saj, këngëtarja e njohur edhe së fundi ka ndryshuar stilin e flokëve duke i shkurtuar dhe bërë bionde, sigurisht për projektin e ri.

E për këtë stil të flokëve më së miri është e njohur, modelja e famshme amerikane Amber Rose e cila prej vitesh identifikohet për dukjen e saj unike dhe mjaft të ‘cool’.

Stili i ri i flokëve të Dafinës me atë të Amber duket identik dhe vështirë të vërehet ndonjë dallim.

Shpresojmë që Dafina herën tjetër të jetë më shumë vetvetja./Indeksonline/