75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri pjesë e videoklipit të reperit të famshëm botëror (Video)

“Famous” quhet kënga më e re e reperit me famë botërore French Montana.

Ndërsa pjesë e këtij projekti muzikor është edhe këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Dafina përmes rrjetit të saj social Instagram. E cila ka postuar një fotografi, teksa falenderon reperin që e lejoi atë të bëhet pjesë e klipit të tij, shkruan Indeksonline.

“Faleminderit që më lejove të bëhem pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja.


Duket që reperi ia ka kthyer Dafinës, pasi që edhe ai ishte pjesë e videoprojektit të saj muzikor “Four Seasons”.

Ndërsa në klipin e reperit Dafina shfaqet nga minuta e 3.15 /Indeksonline/